55-vjeçarja bie nga kati i 5-të i pallatit, nuk mbijeton

Një 55-vjeçare ka humbur jetë pasi dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku banonte në Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.06.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”, dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte shtetasja A. M., rreth 55 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.