58-vjeçari vret bashkëshorten dhe pastaj edhe veten

Një 58-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë, ku Hekuran Rrasa ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten Fëllënxë Rrasa dhe më pas ka vrarë veten.

Hekuran dhe Fëllënxë Rrasa kanë një djalë dhe pikërisht ai i ka gjetur trupat e pajetë të prindërve të tij.

Sipas News24, dyshohet se vrasja ka ndodhur nga një konflikt i çastit por ende nuk ka një sqarim zyrtar nga ana e policisë.

Policia ka shkuar në shtëpinë e tyre ku ka gjetur dhe ka sekuestruar armën e gjahut.

Deri më tani nuk dihen zyrtarisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes teksa policia po punon për të zbardhur dinamikën e vrasjes.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.