58-vjeçarja la çantën në breg dhe u mbyt në det
Një grua në Durrës i ka dhënë fund jetës së saj duke u mbytur në det.
Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë gjetur trupin e 58-vjeçares pa jetë.
Ndërkohë, një çantë e kuqe grash është gjetur në bordurën e betonit përgjatë shëtitores dhe dyshohet se i përket 58-vjeçares.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 12:05, ku trupi i pajetë i Adriana Thomallarit nga Erseka u gjet nga qytetarët e Durrësit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:05, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasja A. Th., 58 vjeçe, ka hyrë në det dhe është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.


