6 arsye pse duhet ta votoni Mrika Krasniqin Shalën
Të nderuar qytetarë,
Unë, Mrika Krasniqi Shala, jam pjesë e listës së PDK-së për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numrin 6. Ky numër nuk është rastësi – ka një lidhje të veçantë me qytetin tonë:
*Gjilani ynë bart kodin 06 si qytet.
*Numri postar i komunës sonë fillon me 60000.
* Dhe unë jam në listë me Nr. 6, duke simbolizuar lidhjen e ngushtë me vendlindjen time.
🗳️ 6 arsyet pse duhet të votoni Nr. 6 – Mrika Krasniqi Shala:
1. Përfaqësim dinjitoz dhe zë i fuqishëm për qytetarët e Gjilanit.
2. Përkushtim për përmirësimin e shëndetësisë komunale dhe kushteve në QKMF.
3. Angazhim për shkolla më të mira dhe pajisje moderne për nxënësit.
4. Përkujdesje ndaj lagjeve dhe infrastrukturës, duke mos lënë askënd anash.
5. Zëri i grave dhe familjeve do të jetë i pranishëm fuqishëm në Kuvend.
6. Transparencë, përgjegjësi dhe punë me ndershmëri për të mirën e përbashkët.
Më 12 tetor mbani mend: Nr. 6 në fletëvotim – për një Gjilan më të mirë!

