6 të lënduar në një aksident në rrugën tranzit të Prizrenit

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident në rrugën tranzit të Prizrenit.

Të lënduarit kanë marrë trajtim në Spitalin e Prizrenit, derisa dy nga ta janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Rr. Transitit, Prizren (NN) 27.01.2023 – 21:05. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku dy nga pasagjerët janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton policia.