6-vjeçari Rayan Mustafa, një botë plot ëndrra e ngjyra, vjen me një punim të veçantë për 17 Shkurt
Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënësi Rayan Mustafa (6 vjeç) nga shkolla “Pavarësia” realizoi këtë punim artistik me shumë përkushtim dhe dashuri.
Flamuri u krijua duke përdorur letër më ngjyrë të bardhë, të verdhë dhe të kaltër, ngjitës, silikon dhe penjë dhe u realizua së bashku me nënën e tij, duke e bërë këtë krijim edhe më të veçantë.
Duart e vogla të tij shprehen kreativitetin përmes ngjyrës, letrës në pëlhurë.
Rayanin e motivon dhe e përkrah gjithmonë mësuesja Vjosa Beça, e cila nxit kreativitetin dhe dashurinë për artin te nxënësit e saj.
Rayani dëshiron që në të ardhmen të bëhet artist, duke shpreh ndjenjat dhe ëndrrat e tij përmes artit.
Bota e tij është e mbushur plot me ngjyra dhe dëshira është ta ndjekë rrugën e artit si dy prindërit e tij.
Rayani do të mbajë ekspozitë në qershor me një numër rreth 30 piktura me dimensione të ndryshme. /Blerta Hoti


