6 vjet burg për 31-vjeçarin që dhunoi 13-vjeçaren
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 6 vjet burgim 31-vjeçarin E. K., i cili ka dhunuar një 13-vjeçare nga Gjakova.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar avokati Prek Kola.
I akuzuari në seancën fillestare e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.
13-vjeçarja nga Gjakova, është dhunuar për shtatë ditë me radhë, nga 31-vjeçari E.K., nga fshati Treboviq i Pejës.
E mitura ishte shpallur e zhdukur, pasi familja nuk dinte gjë për fatin e saj. Pas një jave kërkime, ajo dhe i dyshuari u gjetën.

