6 vjet burg për shoferin e autobusit që u aksidentua në Slavonski Brod

Me gjashtë vjet burgim është dënuar shoferi i autobusit nga Kosova që u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë, në korrik të vitit të kaluar, ku vdiqën 10 persona.

Vendimi është marrë nga Gjykata kroate, raporton “24sata”.

Shoferi e ka pranuar fajin për aksidentin.

Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e pati mohuar këtë.

Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit.