60-vjeçari bllokohet në banesë, nxirret nga dritarja

Një 60-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka mbetur i izoluar për disa orë në banesën e tij në Memaliaj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Fqinjët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë konstatuar situatën në të cilën ndodhej 60-vjeçari i cili jeton i vetëm në katin e katërt të pallatit.

Forcat e MNZSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur nxjerrjen e tij nga dritarja e tualetit, për shkak se dera e jashtme ishte bllokuar. (foto ilustrim)