60-vjeçari i gjetur pa shenja jete në Mitrovicë dyshohet se është vrarë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 60-vjeçari që është gjetur pa shenja jete të martën në Mitrovicë, dyshohet se është vrarë. Policia po e cilëson rastin si vrasje të rëndë.

“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Viktima është gjetur brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në rrugën “Evlia Qelebia”.