65 të vdekur nga Covid brenda ditës në Serbi
Institucionet shëndetësore të Serbisë njoftuan se brenda një dite kanë vdekur 65 persona nga COVID-19.
Numri i përgjithshëm i viktimave që nga mesi i muajit mars 2020 ka arritur në 9.955.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 16.048 testime për koronavirusin e ri dhe nga kjo shifër, pozitivë kanë dalë 4.929 persona.
Situata me pandeminë në Serbi është përkeqësuar gjatë periudhës së fundit.
Edhe në spitale ka shumë pacientë që po trajtohen. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar të dielën se janë 6.764 pacientë të shtrirë në spitale, prej të cilëve 282 janë vendosur në respiratorë.


 
 
 
						 
						