657 fletëparaqitje për shkelje të masave anti-Covid

Gjatë periudhës njëjavore, në rajonin e Gjilanit janë shqiptuar 657 fletëparaqitje për mos zbatim të masave mbrojtëse anti-Covid, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë së Kosovës, Ismet Hashani.

Policia e Kosovës gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga qeveria dhe institucionet e Shëndetësisë  si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore 4-10 nëntor 2020, në të gjitha komunat e rajonit të Gjilanit kanë shqiptuar gjithsej 657 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave, ka thënë togeri Hashani.