7 kompani dënohen me nga 7 mijë euro për abuzim me çmime
Disa kompani po keqpërdorin situatën duke i shitur produktet me çmime më të shtrenjta, raporton TS.
Inspektorati shtetëror i tregut deri më tani ka hasur disa parregullsi në markete, të cilat duhet t’i shisnin produktet me çmimin furnizuese si bukën, miellin tip 400 dhe vajin e lulediellit, ndërsa produktet tjera duhet të shiteshin me marzhë prej 3% në shitje me pakicë dhe 4% me shumicë.
Vetëm mbi këtë bazë për dy ditë në total janë kryer 156 inspektime, ku në 33 subjekte janë konstatuar shkelje për mosrespektimin e këtij vendimi.
“Vetëm në Shkup në shtatë subjekte konstatuam shkelje për mosrespektim të vendimit, të gjithë ato subjekte janë tregtar të mëdhenj ku shuma e gjobës është 7000 euro në kundër vlerë denarë për person juridik dhe 350 euro për personin përgjegjës në subjektin afarist.
Çmimi i produkteve tek prodhuesit e formojnë pa kufizime duke i llogaritur të gjitha shpenzimet për këto arsye në disa objekte paraqiten ndryshime në çmime tek vaji, në objekte të caktuara ajo ka çmim tjetër në tjetrin tjetër por ne shohim vetëm çmimin e furnizimit dhe shitjes e cila duhet të jetë e njejtë”, tha drejtoresha nga Inspektorati shtetëror i tregut, Aneta Smeska Dimoska.
Përndryshe, inspektimet janë kryer në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

