7 llojet e frutave dhe perimeve që mund të hahen me lëkurë
Me siguri, që edhe ju sapo bëni pazarin e ditës apo javës, nxitoni për të larë perimet dhe frutat e blera dhe për t’i sistemuar më pas në frigorifer apo vendin e duhur në kuzhinë.
Në momentin që vendosni t’i shtoni në receta të ndryshme, heqja e lëkurës dhe qërimi i tyre mbetet një zakon i pashmangshëm. Por, ndoshta ju nuk e dini që lëkura e shtatë llojeve të frutave dhe perimeve është një “thesar” vlerash ushqyese, vitaminash dhe fibrash.
Michelle Routhenstein, dietologe thotë se lëkurat e këtyre frutave dhe perimeve janë shumë të pasura me fibra dhe lëndë shtesë si kalium dhe magnez që shtojnë edhe më shumë vlerat ushqyese në regjimin tuaj.
Këto fruta janë: kivi, domatja, qitro, patatet, karota, molla, rrushi
Ndaj, pasi të shihni listën, mos i hidhni më në koshin e mbeturinave!/anabel/