7 postime që s’duhet të bëni në rrjete sociale nëse s’doni ta humbisni vendin e punës

Para çdo postimi në Instagram kujto që shefi, kolegët dhe punëdhënësit potencialë mund të shohin çdo postim, lexojnë statuset në Tëitter, etj, etj edhe nëse nuk ju bëjnë folloë/friend. Memet, diskutimet a komentet në lidhje me vendin e punës mund të jenë të këndshme për t’i bërë në kafe, por jo në rrjetet tuaja sociale, nëse doni të keni një vend pune për një kohë të gjatë.

1.

Fotot e shfrenuara me alkool në dorë, edhe nëse e keni kaluar moshën e lejuar.

2.

Ankesat ndaj punës. Bëni kujdes me memet që postoni, aq më tepër nëse nuk bëni hide kolegët/shefat.

3.

Postimet nëpër rrjete sociale, ndërsa jeni në orar pune. E dimë që fotoja është shumë e bukur, por prisni deri sa të dilni nga ajo zyrë.

4.

Tallja me shefin ose punën. Të tjerë që e kanë bërë para jush, nuk kanë më një vend pune.

5.

Të flasësh keq për një vend pune, edhe para se të jesh duke punuar aty.

6.

T’i prishësh punë vetes duke hedhur story. Ti thua që fatkeqësisht gjyshja ndërroi jetë, apo që e ke kaluar gjithë ditën në spital, por harron që sot nuk është kaq e thjeshtë t’ja hedhësh paq me gënjeshtra të tilla. Një story në Instagramin tënd apo të shokut tënd me profil publik, duke pirë birra, mund të të hapë telashe të hënën.

7.

Nxjerrja e sekreteve të kompanisë. Gjatë një bisede në DM, apo një koment i pavend diku, që nuk e di as vetë si të shpëtoi…