7 të vdekur, 547 raste të reja me Covid
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 7 qytetarë si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërise njofton se nga 3.015 testime të kryera janë regjistruar 547 raste të reja.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,692 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë.

