73 burra në Kosovë quhen Nëntor, në nderim të Festës së Flamurit

73 burra në Kosovë quhen Nëntor, një përkujtim i 28 Nëntorit.

Emri Nëntor vazhdon të jetë një nga emrat më domethënës patriotik në Kosovë.

Sipas të dhënave të ASK, gjithsej 73 meshkuj në vend mbajnë këtë emër, i cili simbolizon Pavarësinë dhe Flamurin Kombëtar.

Numri më i madh i qytetarëve me emrin Nëntor gjendet në Gjakovë – 18 persona, Prishtina – 16, Prizren – 8 e kështu me radhë.

Më tej renditen Gjilani dhe Peja me nga 5 banorë, Gllogoci dhe Rahoveci me nga 4, ndërsa Suhareka dhe Malisheva kanë nga 3 persona me këtë emër.

Qytetet tjera ku ky emër është i pranishëm janë Mitrovica – 2, Istogu, Skenderaj, Shtime, Ferizaj dhe Vushtrria – nga një qytetar që mban emrin Nëntor, shkruan “Front Online”.