Një serb shkakton aksident të dyfishtë në Shqipëri, dy të lënduar

Një shtetas serb ka shkaktuar aksident të dyfishtë në Shqipëri, ku ka mbetur e lënduar një drejtuese e mjetit tjetër, bashkë me fëmijën e saj të mitur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.07.2021, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Xibrakë , mjeti tip ” Fiat”, me drejtues shtetasin T.S., 43 vjeç, me shtetësi Serbe, është përplasur me mjetet tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë, dhe mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasja B.M., dhe fëmija i mitur shtetasi L.M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”.