Arrestohet shoferi që goditi me veturë këmbësorin dje

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një aksident trafiku që ndodhi mes një personi dhe një veture, rreth orës 11:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar.

Policia njofton se viktima kishte pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.