75-vjeçari humb jetën në aksident
Një 75-vjeçar, i cili po udhëtonte me motor, është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Cërrik, pranë fshatit Gjergjen.
I moshuari u përplas nga makina derisa po drejtonte mjetin e tij motor.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, deirsa policia po punon në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

