77-vjeçari i infektuar me Coronavirus është nga Vitia
Njëri nga dy rastet që u konfirmua se është prekur nga Coronavirusi, është një 77-vjeçar nga Stublla e komunës së Vitisë.
Lajmin e kanë konfirmuar për Mediafokus.info, burime brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Rajonit të Gjilanit.
Para pak çastesh, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ka konfirmuar se dy persona janë infektuar me COVID-19, njëri prej të cilëve është shtetase italiane./MediaFokus/

