77 vjet nga Beteja e lavdishme e Kikës (Dokumentar)

(Teksti dhe dokumentari i Betejës së lavdishme të Kikës, publikohet enkas në Mediafokus.info, me leje të autorit, Zenel Hajrizi)

Sllavo – partizanë të divizionit të 22-ë, të ashtuquajturës Ushtria Nacional Çlirimtare e Jugosllavisë më 28 Qershor të vitit 1944 një grup prej reth 600 veta të mobilizuar nga Toplica, Vranja e Leskovci ia kishin mësyrë Gollakut duke sulmuar në drejtim të Velegllavës dhe Kikës për të depërtuar në drejtim të Gjilanit.

Ishte  sulmi i parë, ndërsa hasën në luftëtar të Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare me moral të pashembullt, në mbrojtje të trojeve etnike.

Të dhënat historike argumentojnë se forcat e brigades së 13-ë të divizionit të 22-ë serb kishin pësuar humbje për mbamendje e që kishte rezultuar me 200 të vrarë dhe 131 të zënë robër.

Ndërsa nga radhët e forcave të Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare pavdeksinë e kishin fituar 17 vullnetar dhe 2 epror ushtarak, kurse pas fitores në Velegllavë u shtua vigjilenca meqë pritej sulmi i radhës nga forcat sllavo – partizane.

Ky vend quhet Kikë e Velegllavës një vend  njohur në historinë e trishtë të vitit 1944 ku u bë një luftë e  pa parë midis forcave të Ballit Kombëtar përkatësisht të Nacioanal Demokratikes shqiptare dhe çlirimtarët e asaj kohe sic i quanin partizanët dhe këtu pati ndodhur siq e thonë të parët një luftë e pa pare, nuk dihej ndoshta edhe sa ishin vrarë por mbi të gjitha këtu u mbrojt kufiri për katër vite mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë shumë shqiptarë të këtyre trojeve dhe trojeve etnike pa dallim ku ata jetuan, ata dhanë kontributin  e tyre për mbrojtjen e tokave të tyre stërgjyshore.

Narrataori, imami Xhemush Biçku ndonëse i ri në moshë sikur gjithë kët histori të trishtë me plot krenari për mbrojtje të atdheut e kishte mësuar, ngulitur në mendje por edhe shkruar për mos ta harruar nga historia orale nga goja në vesh dhe grumbullimi i materialeve sado pak të shkruara edhe nga personalitete tjera.

“Të parët tanë, bashkëvendasit e mi, shqiptarët nga shumë troje ata ishin sipas mendimit tim pararendesit e lirisë  ishin dëshmorët e parë të mëhershëm të këtij atdheu. Unë çdo here, çdo ditë jam rritë me fjalët e njerzve duke e përmend luftën e Kikës, jam rritë duke e dëgju betejen e Velegllavës, dhe me 28 Qershor të vitit 1944 ajo ishte si fillim kundër okupatorit por përgatitën më shumë nga të gjitha anët e Kosovës por edhe nga Shqipëria ka pasë pjesëmarrës në këtë luftë edhe më vjen shumë keq deri në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nuk është përmend shumë, nuk kanë guxuar të përmendin, nuk është përmend shumë nuk kanë guxu me folë lirshëm si tash shumë nuk kanë shkrue shumë nuk ju ka këndue kësaj beteje kësaj lufte shumë , nuk kanë shkruar vjersha e poezi as pak. Pas viteve të 90-ta e po e them tash edhe pas çlirimit pas 20 viteve nuk na ka ndalë askush që ne të mirremi me ata trima, me ata heronjë, me ata dëshmorë që nuk janë të pakët afër 100 e që shumicës nuk i dihet as varri ku e kanë po edhe këtyne që ua dimë varrin që janë pak unë mendoj së bashku me qeverinë, së bashku me komunën së bashku me institutin e historisë së bashku me shkenctarët që mirren e që janë të thirrun të meren nga një pjesë e njerzve tanë pak të mendojnë ma mirë ma hollë e ma gjat që të shpalosin historinë e kësaj lufte tash e 77 vite.

Cilët janë ata që pas 77 vjet të betejave të zhvilluara në kufirin lindor  më së miri mund t’ia heqin pluhurin e harresës dhe rifreskuar kujtesën për këto ngjarje historike pak të përfolura e shkruara si pasoj e sistemit sllavo, komunist, monist – Titist. Ata janë fëmijët e dikurshëm të dëshmorëve të luftrave të kufirit lindor tash burra të shtyer në moshë të cilët flasin për sfidat e familjarëve të tyre.

“E para kur ka kërsitë u zonë baba i jem po nëpër firi o dale, po e dyta kur u ardhë jemi kanë ratë qyshtu kah në ora 12 të natës, ka thirë potrogjeri prej 40, 50 vjeç deri në 15 vjeç me dal te xhamia edhe baba i jem e murë pushkën dhe fishekët dhe si kem ratë u que edhe dul atje edhe ma … sa vjet i ke pasë  ? Po jom kanë nja dhjetë vjetë qaty parna, edhe shkoj baba i jem edhe jonë shkue krejt jo veq baba i jem po të gjithë edhe ka krisë lufta. Natën krisi, sabahle kur dulëm ushtima po vinte te poshtë”, thotë Nazim Latifi – i biri dëshmorit.

 “Unë e mbaj mend, babën tem si babë skam pasë ku me que, e kam pasë shpyrt veç e mbaj mend axhën Kadri u vra me agen tem ngatangat sikurse dy bineq, Hafizi i Biqkoviçe edhe ai u vra edhe ai u vra por u vra një muaj përpara se dy lufta janë ba në Kitkë, lufta e parë edhe e mrama në të mramen janë vra ma shumë në të parën ma pak”, thekson Ramadan Mujaj.

Xha Ramadanit edhe pse vuajtjet ia kanë rënduar shëndetin, me kujtesë të kthjellët ai gjen forcë për ta lehtësuar shpirtin duke dëshmuar për të atin e vrarë në mbrojtje të vatanit nga vija kufitare.

 “E kanë pru prej Kitkës te shpia krejt gjak ajo sum hiqet prej trunit kurrë hiq, krejt gjenazja gjak llom krejt se e kanë vra me minobacaq jo me pushkë, prej majës së Velegllavës e ka gjue minobacaqi  axhën  Kadri, babën tem, edhe dy ushtarë edhe kët të Mushicës të Muhovcit e kanë vra një djalë këta janë vra aty 6 vetë janë vra me një vend. Ishalla Allah nuk harrohet, ishalla kurrë se kanë dhanë jetë bre, jemi rritë jetima nëpër duar të huaja, kahmos jemi shkue me bo qare”, shton Mujaj.

Sfidat e lirisë dhe gjaku i derdhur bën që edhe nipërit e dëshmorëve të kenë të njohur rezistencën e forcave ushtarake dhe vullnetare kombëtare shqiptare të para 77 vjetëve.

“Këtu pra gjindemi në pozicionin ku është, ku ka qenë topi i ushtarëve të ballit kombëtar i ushtarëve të Mulla Idris Gjilanit këto kanalet janë ku janë bartë predhat e topit është gjuajt në drejtim të palës serbe të fshatit Marocë ku po shihet edhe Kisha sot e Marovcës atje d.m.th pej këtu është mbrojt kufiri shqiptaro  shqiptar ku kanë marrë pjesë jo vetëm Hogoshtasit por kanë marrë pjesë në këtë luftë nga të gjitha trevat shqiptare Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Medvegjë, Preshevë, Bujanovc e të gjitha trojet shqiptare”, deklaron Xhelal Mujaj – nip i dëshmorit.

Dhembja dhe krenaria gërshetoheshin tek familajr të cilët kishin marrë lajmin për vrasjet dhe plagosjet e djemve të lirisë të cilët kauzë e kishin mbrojtjen e kufirit nga sllavo komunistët e Titos.

Ndonëse ishte fëmijë në moshë të re Tahir Latifi thot se deri sa të jetë në jetë nuk do ta harroj takimin me të atin e plagosur rëndë.

“Gjyshja e jeme më mori e më tha hajde shkojmë se djali mu ka vra në Kitkë, në luftë, atëherë unë i vocër më kapi për dore. Sa vjeç ke qenë ?  E po 6 vjeç qaty më kapi për dore shkolla qitu u kanë në centër, shkolla edhe hinëm në shkollë edhe shkuam, kur shkoj ratë në krevet me komë veç lëkurën edhe tha o biri jem tha nana tha ta boj hallall që mu ke vra në luftë edhe ja nisi po kanë unë u skejova edhe nejtëm pak edhe qashty u kone”, thotë Latifi.

Për të mos i mbuluar pluhuri i harresës kronistë secili në formën e tij kishte mbajt në kujtesë ngjarjet historike të ruajtjes së kufirit lindor.

“Kontributi i Hogoshtit ndoshta ka qenë më i vogli n’ krahasim me të tjerët që kanë marrë pjesë, nuk e besoj që ka një fshat apo një qytet i Kosovës që po edhe jashtë trojeve të sotme të Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në këtë luftë sepse ju thash që është beteja më e madhe ku kanë qenë të koncentrume mija forca edhe nga pala shqipatare edhe nga pala serbe kështu që Hogoshtasit në asnjë variant nuk kanë mund ta bëjnë vetë këtë pa ndihmën e shqiptarëve të etur për çlirimin  e këtyre trojeve”, ka thënë Naim Mujaj – kronist.

“Xhaxhai im Xhelil Biçku ai ka qenë ka qenë pjesëmarrës i luftës së Kikës dhe në atë istikamin atje lart të cilin e kemi vizitu disa herë që ato vende i di shumë mirë Velegllavë edhe Kikë që është edhe një naltësi mbidetar 1154 metra e që ende sot dihen ato bunkere ato vende unë thash edhe e niej për borxh se axha i jem haxhi Xhela i teti u dalë i gjallë kuse edhe plus tjerë kanë metë shumë të vrarë aty. Ne i dimë edhe emrat  e atyre edhe moshën e atyre edhe une e kam ndi për borxh po thom sado pak që të mbledh shënimet, të mbledh nga shumë autorë që janë marrë pak a shumë me këtë luftë, të mbledh libra të autorëve të ndryshëm sikurse që e kam në dorë librin e Myderriziy Hakif efendiut i cili ka qenë një prej luftëtarëve aty që ka marrë pjesë, pastaj kam edhe autor të ndryshëm është doktor Muhamet Pirraku që ia ka kushtu një libër me thonë shumë voluminoz heroit mulla Idris Gjilanit që edhe ky ka qenë gjashtë  vite imam këtu në Hogosht.  Por që kanë marrë pjesë edhe shumë hoxhallarë të tjerë edhe shumë komandant të tjerë”, rrëfen, ndërkaq, Xhemush Biçku.

Xha Nazimi me nostalgji dhe mallë të pashuar kujton mesnatën e 25 Qershorit të vitit 1944 kur i ati kishte marrë armën dhe ishte nisë për kufi për mos ta takuar më …

“Ma se kam pa hiq se na shkuam në Topanicë, a vllavi i jem e ka pa edhe babgjyshi i jem te udha janë dalë këtu në fund kur  janë ra në udhe i kanë prue edhe në kamiona janë shkue, prej mejtepit atje me teretni kamiona janë shkue në atë vironin po i harroj emnin  Prizren  po në Prizren janë shkue edhe mas nja dhjetë dite s’ka qëndru ma shumë edhe u dekë, na skemi guxu me shku, na skemi guxu me shku d.m.th plagoset në Kikë dhe vazhdojnë e qojnë për në Prizren? Po për Prizeren edhe në Prizeren u dekë, sot e atë ditë vorrin nuk ia dimë”, tha Nazim Latifi – i biri  dëshmorit.

Sikur fatet njerzore gjasonjë njëri me tjetrin  ndonëse me vujtje deri në ndërrim të jetës ishte sfiduar i ati i Tahir Latifit i cili kishte mbetur  invalid  por jo edhe pa krenari që atdheut ia kishte falë gjymtyrët, ndërsa ishte i rrespektuar nga bashkëfshatërt e tij.

“Edhe tani ka jetu deri jom kon ushtar unë, jom ardhë prej ushtrisë, në vitin 62 jom ardhë pej ushtrisë se mi quan tre telegrama  isha jashta kasarnes edhe ata thanë pa shkue në kasarne edhe me dekë nuk të lëshojnë edhe mas njo tre katër dite më lëshuan kur erdha taman jom hi këtu në katund po më kallzon një kojshi më tha të ka dekë baba në atë vend më lëshuan komt. I kisha edhe njo 50 metra më lëshuan këmbët edhe shkova te shpija të gjallë unë sun  e gjeta a për me shti në dhe po”, rrëfen Tahir Latifi.

Gjurmë të rezistencës janë të dukshme gjithandej brezit të buzë kufirit lindor ku rezitenca ishte bërë detyrë derisa apetitet shovene të hegjemonis serbe nën petkun e partizanëve të Titos përhapin shfrenim mbi çdo gjë shqiptare, ndërsa për mos tu harruar të rinjët e kohës i kishin skicuar sulmet e sllavo-partizanëve që në gjenerata të bartet porosia që shqiptarët gjithnjë ishin detyruar të zhvillonin luftë mbrojtëse.

“Unë e falëndroj mësuesin Halil Mshica qysh si 14 vjeçar ai qysh e ka përjetu ai qysh e ka pa ai qysh i kanë tregu njerzit për këtë luftë përmes tri skicave fillimin në Velegllavë pastaj njihet këtu në Hogosht e rrethinë si lufta e parë pastaj njihet edhe kjo lufta e dytë kjo më e përgjakshme por edhe falë atyre trimave atyre heronjëve ne nuk e dime varrin e shumicës së tyre jetojmë të lirë por edhe mendoj të japim një kontribut të vogël edhe në të ardhmen edhe me dokumentare, me simpoziume shkencore, me shpalosje të arkivave komunale e shtetrore mendoj se e lajm një borxh të vogël sado pak që sot ende i kemi gjallë djemt e atyre dëshmorëve edhe i kemi fatmirësisht disa rrugë të emërtume me emrat e tyre, tash kohëve të fundit janë bërë edhe lapidarët e gjithë dëshmorëv e të luftës së Kikës. Po mendoj ende ka punë shumë të hulumtojmë shumë, të gjurmojmë shumë mos ti harrojmë ose tia përgadisim gjeneratave të reja të mësojnë për këtë vend sepse po e them edhe një gjë ndoshta nuk është me përmend por si fëmi në shkollë  e kemi mësu luftën e Sutjeskës, luftën e Neretvës, kemi mësu për Boshko Buhën por na luftën e kena pasë këtu afër 1.5 kilometër në kufi, si fëmi kurrë nuk e kem mësu e lexu nëpër libra e thom sado pak të shkruhet nëpër libra ma shumë nga njerëz profesional”, rrëfen imami Xhemush Biçku.

 “Natyrisht edhe tash e kemi emrin e Hamdiut këtu përballë varrit të tina edhe jemi pikërisht në vendin ku vetë Mulla Idrisi e ka pa ngrit mejtepin me forca te veta sespe pak përpara se të jetë komandant ka qenë imam në fshatin tonë kështu që na e kemi për nder që ai ka shërbye këtu si imam, ne e kemi për nder që ai ka qenë komandant i rezistencës shqiptare në këto anë,  kështu  që ne e ekemi për mburrje dhe asnjëherë nuk e mohojmë një gjë të tillë”, thotë Naim Mujaj – kronist.

Me përfundimin e luftës së dytë botërore luftëtar të rezistencës kombëtare shqiptare mbetën nëpër male, ndërsa regjimi sllavo-komunist-ateist dhe bashkëmendimtarët e tyre vazhduan ti ndjekin pjestarët e rezistencës së Nacional demokratikes shqiptare gjithandej në malësinë së Gallapit e thon pasardhësit e heronjëve të kauzës kombëtare.

“Kanë dalë nëpër mal, në Kranidell ka pasë, ka pasë në Desivojcë, në Laqiq ka pasë, kahmos në Kikë nëpër mal d.m.th hala e kishin at ndjenjën që hala të ruhet kauza kombëtare, po po kanë dekë e kanë shkue me qat ide i kanë vra, UDBA i ka vra”, thotë Ramadan Mujaj.

Të paharruara janë aktet makabre, e mbajm në mend thonë fëmijët e vegjël të kohës, tash burra të shtyrë në moshë të cilët thonë se kur i kishin rënë në gjurmë forcat serbe Mulla Idris Gjilanit,  e kishin zënë dhe e kishin sjellë në shesh të Hogoshtit aty ku kishte shërbyer për gjashtë vjet imam fshati nga viti 1932 deri më 1938. Për fat të keq asnjëherë nuk u kthye më, ndësa ia kishin humb edhe kufomën.

“Mulla Idrisi ka qenë shumë përparimtar, shumë, daja i jem e ka ditë ku e kanë msheh edhe Sylë Gjyryshevci, daja jem shkoj me to e mytën, Syla shpëtoi, Sylës ja kanë mytë dy vllazni edhe një nip në Gjyryshevc shkitë, jo shkitë po udba”, thotë Mujaj.

“Kur e kanë zonë në Gjyrshevc edhe e kanë sjellë këtu me një kali të bardhë ne ishim në shkollë në vitin e parë apo të dytin jena kanë edhe na qitën mësuesat na bonën rresht para shkollës së vjetër në mes të fshatit Hogosht edhe e pritëm na por na dertyrojshin mësuesat atëher edhe na skemi ditë edhe rrehshim shuplakë”, ka deklaruar Shaban Mujaj – i biri i dëshmorit.

“Para shkolle në qendër këtu edhe aty e zbritën edhe pshtetën për muri na u sollëm nxansat rreth atyhit edhe e morrën tana masanej edhe prap e kanë marrë dhe e kanë hyp në kali edhe ku e kanë que nuk e di, kryesorja masandej kemi ndëgju se në Gjilan e kanë masakru se qysh e tek nuk e di kryesorja u kon njeri ma i madhi për këto anë, ai i ka udheheq të gjitha luftat e për në Kitkë e di kur ishim të ri na shkojshim me babën për dru mershim në Marovcë edhe më kallzojke qitu është murrizi,  qitu është huduti, qitu është një istikom edhe prej kahit kanë gjue në Velegllave ku kanë gjue në istikom po nuk i die me emra kush kanë metë aty”, thotë, ndërkaq, Shaban Mujaj.

“E kanë djeg kam ni se me pa nuk e kam pa ndërsa shefkin e kam pa në drrasa të gozhduar në Gjilan të thumbume për drrasa gjenazen sikur hazreti Isën qashtu u kanë i thumbun në drrasë, nuk po foli që kam nie po me sytë e mi e kam pa. Qysh e pat emrin Muharrem a? Po Muharremin e Salihit në drrasë të thumbume e kam pa te pazari i gjove ku u ndreq tash qiky vetshërbimi i madh …. me qita dy sy e kam pa”, ka thënë Ramadan Mujaj.

“Dhe kauza pa atdhe ska as fe ishte kjo bazament ? Une mendoj edhe Mulla Idris Gjilani, edhe Mulla Alushi nga Topanica është vra në këtë luftë të Kikës edhe Mulla Veseli nga Vranovci me talebet me nxënësit e tij ka marrrë pjesë direkt kho nalt edhe Mulla Haki efendi Sermaxhaj edhe shumë hoxhallarë e patriot tjerë  edhe shume dëshmorë të tjerë me shumë vullnet, me shumë trimni kanë dalë në atë bjeshkë atje nalt kanë dalë shkurt me mbrojt atdheun, me mbrojt vendin me mbrojt Kosovën, deklaron imami, Xhemush Bicku.

Për më shumë se gjysmë shekulli aktet e trishta shfrenuese mbi popullatën shqiptare autoktone posaqërisht mbi ata të cilët kauzën kombëtare dhe atdhe dashurin e kishin në gjak ishin të lloj llojshme dhe të pashembullt nga sistemi sllavo – komunisto – ateist, Titist.

“Të përkujtohen, por edhe rrugët që janë emërue, njerëzit ti përkujtojmë që kanë luftuar edhe qysh janë vra edhe sot ti përkujtojmë e mos ti harrojmë”, thënë Shaban Mujaj.

“Po unë jam krenar që e mbaj emrin e tina sespe ka qenë dëshmorë i luftës së Kikës në kohën e viteve të 44-es jam i lumtur tash që e mbajë atë emër se ne shumë pak e njohim se ka qenë shumë i ri kur u vra dhe për ate edhe na veç e kena vazhdu emrin e atina me mbajt dhe mendoj se edhe na do ta çojmë deri në fund”, thekson Hafiz Biçku.

 “Kur e kanë vnue qito kom kajtë për babën tem, kam kajtë prej gëzimit kom kajtë që e prunën veq që e shoh për ditë, po”, tha Nazim Latifi – biri i dëshmorit.

Personalitete si kolonel Fuad (Xhafer) Dibra, komandant i regjimentit të katërt i emëruar komandant suprem i mbrojtjes së kufirit të Kosoves lindore, kapiten Shefqet Bylykbashi, major Sahit Basha, toger Gjon Martini, kapiten Nazim Sejda e shumë eprorë të tjerë të mbështetur  nga Mulla Idris Gjilani, Haki Efendi Sermaxhaj, Mulla Veseli i Vojnocit, Mulla Ismajli e Mulla Mehmeti dhe gjithë ata që fituan pavdeksinë pa anashkaluar edhe luftëtar tjerë që i shpëtuan hegjemonis sllavo – serbe – komuniste ishin frymzim për gjeneratat e reja që në vitin 1999 t’i kontribuojnë lirisë së atdheut, ndërsa shesheve, rrugëve dhe institucioneve ti vendosen emrat e dëshmorëve dhe heronjëve për të cilët institucionet e vendit i nderuan me mirënjohje të cilat me mallëngjim pasardhësit e tyre i mbajnë në duar dhe fotografi në murë të shtëpive, ndërsa atyre të cilëve iu dihet varri familjarët thonë se e kanë më lehtë, meqë mund ti vizitojnë dhe ti vendosin kurora me lule në këto themele të paluhatura të lirisë së atdheut.

Ndiqeni dokumentarin:

Autor: Zenel L. Hajrizi

Ideator: Xhemush Biçku

Kamera: DTV

Montazhi: Apollon Alihajdari