78-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit
Një grua e moshës 78 vjeçe është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, duke i dhënë fund jetës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2024, në rrugën “Hamdi Sina”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja 78 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

