78 vozitës gjobiten në Gjilan për përdorim të telefonit
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 11.08.2023-17.08.2023, në vazhdën e implementimit të planeve operative “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni veror 2023” ka shqiptuar 1.524 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu janë ndërmarrë aktivitete në hetimin e 26 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 23 aksidenteve me të lënduar si dhe janë shqiptuar 25 masa të ndalim drejtimit të mjeteve.
Në kuadër të implementimit të planit operacional “Telefoni celular” janë 78 vozitësve janë shqiptuar gjoba konform ligjin për rregullat e trafikut rrugor, thuhet në njoftim.

