795 persona gjobiten për shkelje të masave anti-Covid
Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë, si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore 7 tetor-13 tetor 2020, në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar 795 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave.
Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitarë komunalë në kontrolle të lokaleve hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga Qeveria e Kosovës anti COVID- 19.
Policia e Kosovës i thërret qytetarët që t`i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, në të kundërtën do të ketë konsekuenca ligjore.


 
 
 
						 
						