8 raste pozitive me Covid, asnjë i vdekur
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 8 raste kanë rezultuar pozitive me Covid, ndërsa të vdekur nuk ka.
Nga 999 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440.
Në total numri i rasteve aktive është 462.

