8 të vdekur në Zvicër, në Kosovë – 19
Zvicra ka regjistruar 8 vdekje dhe 51 pacientë të shtruar në spital në 24 orët e fundit.
Zvicra (me 8.5 milionë banorë) ka regjistruar 2,095 raste shtesë me koronavirus në 24 orë, sipas shifrave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP).
Kosova ndërkaq, që ka numër më të vogël të popullsisë (rreth 2 milionë) ka shënuar 19 vdekje në 24 orët e fundit si dhe 279 raste të reja me Covid.
Përndryshe, personat e vaksinuar jashtë vendit, me një vaksinë e cila nuk njihet në Zvicër, por që shfaqet në listën e Agjencisë Evropiane të Barnave, për shembull ajo e AstraZeneca, do të jenë në gjendje të marrin një certifikatë, në mënyrë që të mund të gëzojnë jetën shoqërore dhe kulturore.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për turistët që shkojnë në këtë shtet.