80 mijë gjoba për kosovarët që nuk respektuan ligjin anti-COVID
Më 26 gusht të këtij viti, qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin anti-Covid, që nga ajo datë deri më sot, që janë më pak se 3 muaj, janë shqiptuar afër 80 mijë gjoba ndaj shkelësve të këtij ligji.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, që nga data 26,08,2020 policia e Kosovës ka shqiptuar 79698 gjoba ndaj shkelësve të këtij ligji, shkruan lajmi.net.
Sipas Ligjit për Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse që u votua nga Kuvendi i Kosovës qytetarët mund të dënohen nga 35 deri ne 500 euro në rast të shkeljes së ligjit.
Për mos vënie të maskës dhe mos mbajtje të distancës dënimi mund të jetë 35 euro.
Për mosrespektim të ndalim qarkullimit – 200 euro
Ndërsa për mosrespektim të vetëizolimit – 500 euro.

