80 për qind të faturave të energjisë i paguan shteti, 20 për qind konsumatori
Vetëm 20 për qind të faturës së energjisë e paguajnë familjet dhe biznesi i vogël, kurse pjesën tjetër prej 80 për qind e kompenson shteti.
“Ne po bëjmë një sforco të jashtëzakonshme që të mos lejojmë që çmimi i rritur i energjisë të prekë familjet dhe të prekë biznesin e vogël. Nëse kjo do të ndodhte, do të sillte menjëherë një rritje të çmimeve të të gjitha produkteve në çdo lloj dyqani, ku njerëzit shkojnë të blejnë, që po t’i rritej fatura direkt, do ta reflektonte në çmime”, ka thënë kryeministri Rama.
Kjo, sipas tij, ka ndikuar që Shqipëria të ketë inflacionin më të ulët në rajon.

