Në një konferencë për media, Bajrami kërkoi ndërhyrje urgjente nga Prokuroria Speciale, me qëllim që, siç tha ajo, kjo politikë të mos kalojë në heshtje dhe të mos mbetet pa pasoja ligjore.

“Ju kemi thirrur për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin lidhur me shkyçjen e 1300 bizneseve të cilat ende nuk kanë lidhur marrëveshje të dhunshme më kompanitë private të cilat tregtojnë energji elektrike në Kosovë. Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit, për më shumë se 4 vite ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRrE. Jemi dëshmitarë që me faturat tona ne kemi paguar mbi 800 euro vetëm për transportin e një megavati ore të energjisë elektrike,” tha ajo, duke e konsideruar situatën si të papranueshme.

Ndërkohë, KEDS-i ka njoftuar se sot ka filluar me shkyçjen e 1400 pikave matëse të konsumatorëve komercialë që nuk kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).