Sokol Haliti prezanton pikat kryesore të programit për infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik
Sokol Haliti, kandidat i LDK-së për kryetar Komune në Viti, për një mandat tjetër, ka vazhduar takimet me qytetarë, ku sot ka prezantuar pikat kryesore të programit të tij për infrastrukturë dhe ndarjen e investimeve fshat-qytet.
“Para jush jam krenar të prezantoj pikat kryesore të mandatit qeverisës që kanë të bëjnë me infrastrukturën, ku përfshihet asfaltimi i të gjitha rrugëve, sidomos ato në fshatra dhe vazhdimi i ndërtimit të trotuareve’, ka thënë Haliti.
Takimin tjetër, Haliti e ka mbajtur me banorë të lagjes ‘Elena Gjika’, së bashku me kandidaten Marigona Avdiu.
‘Sot ndaluam në familjen Latifi, në lagjen “Elena Gjika” në Viti. Bashkë me kandidaten Marigona Avdiu, biseduam me banorët të cilëve u jemi mirënjohës edhe njëherë për mbështetjen e dëshmuar’, ka shkruar Haliti.

Rëndësi të veçantë në programin e Haliti zë edhe zhvillimi ekonomik, ku prioritet është zona ekonomike.
‘Edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë zhvillimit ekonomik.
Prioritet i yni do të mbetet përfundimi i zonës ekonomike, e cila do ta bëj më atraktive komunën tonë për investitor’, ka thënë Haliti.

Takimin e radhës, Sokol Haliti e ka mbajtur me banorët e Lubishtës, ku ka prezantuar kandidatin Besart Rexhepi.
‘Në takimet që sonte patëm në familjet Xheladini dhe Nura me banorët e Lubishtës, biseduam se si mund të përmirësojmë akoma jetën e tyre. Patëm kënaqësinë që të prezantonim edhe kandidatin tonë nga Lubishta, Besart Rexhepi’, ka thënë Haliti.


