87-vjeçari arrestohet për zjarrvënie afër varrezave franceze

Një 87-vjeçar është arrestuar në Shkup, nën dyshimin për zjarrvënie, që ai e ka pranuar më vonë gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policia ka arrestuar 87-vjeçarin me inicialet H.R. nga Shkupi, nën dyshimin se ka shkaktuar zjarr në afërsi të “Varreze franceze” në Shkup.

“Personi është gjetur në vendin e zjarrit me një çakmak pranë tij. H.R. është dërguar në stacion policor, ku në bisedë me punonjësit e policisë ka pranuar veprën”, thuhet në njoftimin e MPB. (foto arkiv)