Aksident mes veturës e autobusit, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Lajmim për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 16:40, në magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin në Lluzhan, ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një veturë”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Ajo tha se personi i lënduar është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.