9 persona vdesin nga zjarri në një spital në Rumani
Një spital në Rumani është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë 9 persona vdiqën. Rasti ka ndodhur në qytetin Konstancë.
Persona të tjerë janë evakuuar nga spitali.
Gjithashtu kanë filluar edhe hetimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
Edhe në qytetin e Piatra Neamt në nëntor të vitit 2020, 10 persona vdiqën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv ku po qëndronin pacientët me Covid.

