9 të vdekur dhe 440 të infektuar me virus brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2902 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 440 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 539 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.