924 qytetarë gjobiten për mos-respektim të masave antiCOVID-19

Derisa vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19,zyrtarët policorë janë gjatë tërë kohës në terren për të shikuar nga afër se sa po respektohen masat antiCOVID-19, të vendosura nga institucionet përgjegjëse.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 924 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati numër të madh të gjobave të cilat u shqiptuan për mos-respektim të këtyre masave.

Ndryshe, 105 mijë e 375 qytetarë janë infektuar me COVID-19 që nga shfaqja e rasteve të para në Kosovë.