Vdes në banesë nga flakët një 79-vjeçar
Një burrë i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij në Shkodër.
Policia tha se 79-vjeçari gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshortja e tij ka pësuar djegie, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrfikëse mundën të shuanin flakët, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njëri prej fqinjëve tregoi se kishte arritur të futej në banesë mes flakëve dhe të nxirrte gruan.
“Atë gruan unë hyra dhe e shpëtova. Plasi gazi dhe dola jashtë, nuk munda më”, tregoi ai. (foto arkiv)

