VIDEO-Momenti kur helikopterët rusë sulmojnë aeroportin e Ukrainës
Pamjet në video tregojnë momentin kur helikopterët rusë sulmuan këtë të enjte një aeroport vetëm pak milje larg Kievit.
Helikopterët rusë mund të shihen duke u përplasur mbi peizazhin ndërsa sulmuan bazën ushtarake në aeroportin Gostomel.
Zyrtarët ukrainas thanë se arritën të rrëzonin të paktën tre avionë, por rusët kishin arritur të merrnin kontrollin e zonës.
Zyra presidenciale e Kievit tha se në aeroport kishte “luftime të ashpra”.
Në disa nga pamjet më dramatike të pushtimit të deritanishëm, helikopterët shihen duke fluturuar poshtë dhe duken se po gjuanin flakë ndërsa lëviznin.
Tymi shihet duke u ngritur në sfond nga peizazhi i shkatërruar mes gjakderdhjes që e ka zhytur Evropën në një krizë të re.
Flota besohet të jetë një përzierje e helikopterëve sulmues ushtarakë Ka-52 Alligators, Mi-8 dhe Mi-24.
Diku tjetër, avionë luftarakë u panë duke fluturuar ulët mbi Kiev – ndërsa një avion transporti ukrainas An-26 u rrëzua, duke vrarë 5 persona.
Kjo erdhi pasi Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës me një breshëri artilerie, sulmesh ajrore dhe raketa brenda natës, transmeton ora news.
Ai shpalli një “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë me një bastisje në agim pas muajsh të tërë grumbullimi të forcave të tij në kufi dhe gënjeshtrave të pafytyra ndaj botës për planet e tij për ta pushtuar.

