Policia jep detaje për aksidentin në Prizren, ku vdiq një person

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh në lidhje me aksidentin me fatalitet, i cili ndodhi dje në Prizren.

Në këtë aksident, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër mori lëndime të rënda trupore.

Fsh. Lubinje, Prizren, 11.04.2022 – 08:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke e drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit i dyshuari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, ndërsa pasagjeri, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë  në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe një ekipe e emergjencës kanë dal në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit  trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. (foto arkiv).