Kush po parasheh qeveri uniteti në Kosovë, pas zhvillimeve të sotme?
Sot kanë ndodhur zhvillime të mëdha e të shpejta në skenën politike të Kosovës.
Qeverinë Kurti nuk e ka jetën të gjatë, pas vendimeve të mbrëmshme dhe të sotme, sado që mund të zvarritet procedura deri te votëbesimi i saj në Kuvend.
Ish-deputetja dhe ish-qeveritarja Myzejene Selmani po parasheh një qeveri uniteti në Kosovë, pas këtyre zhvillimeve.
Sipas saj, tash duhet të kuptojmë se Kosova dhe SHBA janë bashkë çdo herë.
“Nuk duhet të hiqet dorë nga miqtë strategjikë asnjëherë”, thotë ajo, duke shtuar se pa këta miq, siç u pa, nuk ecën asnjë ditë.
“Qeverisja nuk është sport i lehtë dhe tani është radha e një qeverie të unitetit, e cila i përgatit zgjedhjet dhe kalojnë disa procese të rëndësishme me miqtë tanë”.
Ajo beson se lidershipi i LDK-së e ka idenë për tejkalimin e kësaj situate, bashkë me partitë tjera.
“Besoi se lidershipi i LDK ka idenë për kalimin e kësaj situata, së bashku me partitë tjera”, përfundon postimin e saj Selmani./mediafokus.info

