Aksident me fatalitet, vdes veterani i UÇK-së

Ka vdekur veterani i UÇK-së, Bexhet Isuf Zekolli.

Policia ka bërë të ditur se pas një aksidenti mes tri veturave në aksin rrugor Suharekë -Duhël si pasojë njëri nga shoferët ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.