‘Ah bre Donika e dajës ma këpute shpirtin’

Studentja nga Kosova Donika Nikollbibaj, ka vdekur në Itali. Ajo po merrte rrugën për në vendlindje kur ishte aksidentuar.

Lajmin e bëri të ditur Kolë Krasniqi, daja e të ndjerës, i cili ka thënë se Doinika i kishte përfunduar studimet në Universitetin e Veronës.

Sipas Krasniqit, e mbesa e kishte nënshkruar edhe kontratën e punës.

“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin!

Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke t’i ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy!

Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës!

Ngushëllime Familjes Nikollbibaj!

Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”.