Keni m’i lyp po s’keni m’i gjet

Sektori privat në Kosovë shumë shpejt mund të mbetet pa punëtorët e nevojshëm, shkruan Mediafokus.info

Gabimi është i tyre. Punëtorët shfrytëzohen maksimalisht, ndërsa paguhen pak nga punëdhënësit për punën që bëjnë.

Shumica e tyre nuk marrin ma shumë se 250-300 euro në muaj, edhe pse punojnë me orar të zgjatur e disa madje edhe pa pushime javore, pa pushime festash e pa pushime vjetore me pagesë.

Nuk është e rastësishme ajo që thuhet nga sindikatat se 70 për qind e punëtorëve të sektorit privat do të largoheshin sot nga Kosova po t’u jipej mundësia.

Për të njëjtën punë që bën këtu, punëtori kosovar do të paguhej jashtë njëzet herë më shumë.

Punëdhënësit duhet ta marrin seriozisht këtë paralajmërim, sepse nesër mund të jetë vonë. Askush nuk punon veç sa për bukë goje.

Keni m’i lyp po s’keni m’i gjet. /Mediafokus.info