Moti: Sot me shi e shtrëngata, nesër me diell
Sot do të mbajë mot më i freskët dhe me shtëngata shiu. Nga nesër pritet të ketë më shumë diell, njofton Prishtina Weather.
14.05 – Mot jostabil, me vransira e diell. Që nga orët e paraditës priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi.
15.05 – Në mëngjes viseve të ulëta vransira të ulëta ose kushte për mjegull. Ditën më shumë diell. Përreth viseve malore ka mundësi për shi e bubullima.
16.05 – Kryesisht me diell.
17.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell gjatë ditës. Më vonë në mbrëmje mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
18.05 – Mot i ndryshueshëm, me vransira, diell, e ditën edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10-14C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin në 23C, me tendencë të rritjes deri të martën në 28 gradë.

