Identifikohet dhe gjobitet vozitësi i cili shkaktoi kundërvajtje në trafik
Drejtoria rajonale e Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan vazhdon pa ndërprerë marrjen e veprimeve ndaj vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje në rrugë dhe me këtë rrezikojnë veten dhe të tjerët.
Bazuar në bashkëpunimin me qytetar ku përmes një fotografie të pranuar në adresën zyrtare të Policisë është identifikuar vozitësi i cili ka bërë kundërvajtje duke parkuar ndaluar-parkuar veturën e tij në vendin ku eshte e ndaluar, në anën e kundërt të lëvizjes duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Menjëherë janë marrë masa ligjore ku është identifikuar kundërvajtësi dhe ndaj tij në bazë të Ligjit 05/L-088 mbi komunikacioni rrugor i është shqiptuar gjoba kundërvajtëse.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është duke realizuar aktivitete të shtuara me tolerancë zero për të gjithë pjesëmarrësit që nuk respektojnë rregullat dhe shënjat në komunikacionin rrugorë. Këto aktivitete shtesë bëhen më qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në komunikacionin rrugor sidomos aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftimin e policisë.

