Asambleistët nuk do të jenë të obliguar më ta deklarojnë pasurinë
Deputeti Besnik Tahiri (AAK) ka njoftuar se me Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjin për Deklarimin, Kontrollin, Prejardhjen e Pasurisë dhe Dhurata, asambleistët nuk do të duhet më të deklarojnë pasurinë.
Me ligjet e reja, deklarimi do të bëhet në forme elektronike, duke lehtësuar dukshëm deklarimin dhe kontrollin.
Ky është njoftimi i plotë i Tahirit:
Asambleistët nuk do të duhet më të deklarojnë pasurinë
Sot përfunduan punimet e Grupit Punues për pakon e ligjeve anti-korrupsion, respektivisht Ligjin për Agjencinë pelër Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit për Deklarimin, Kontrollin, Prejardhjen e Pasurisë dhe Dhurata.
Si Kryesues i Grupit Punues, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurise, risitë më të theksuara jane:
– Deklarimi do të bëhet në forme elektronike, duke lehtësuar dukshëm deklarimin dhe kontrollin;
– Asambleistët komunalë nuk kanë detyrimin për të deklaruar pasurinë;
– Do të ketë kontroll të plotë të deklarimeve periodikisht, varësisht prej pozitës së zyrtarit publik;
– Do të rritet trasparenca, me ç‘rast deklarimet e të gjitha subjekteve deklaruese do të behen publike
– Agjencia mvishet me kompetenca gjobëvënëse, me theks në provimin e qëllimit të zyrtarit për të mos deklaruar apo për të deklaruar rrejshëm, si element i vepres penale.

