Djali rreh babanë, arrestohet nga policia
Një 32-vjeçar është arrestuar për “dhunë në familje” pasi dyshohet ta ketë rrahur babain e tij, i moshës 58-vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. X., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babai të tij, shtetasit V. X., 58 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/ foto arkiv

