Pëkëllohet Haziri pas vdekjes së Nishanit: Lavdi përjetë Qytetar Nderi i Gjilanit!
Pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri ka thënë se do Nishani do të kujtohet gjithmonë për kontributin për Kosovën dhe Gjilanin, i cili në vitin 2015 ishte shpallur Qytetar Nderi i kësaj komune.
“Na paska lënë ish-presidenti i shqiptarëve dhe miku im i madh, Bujar Nishani. Kosova, e në veçanti Gjilani do ta kujtojnë përgjithmonë me pietetet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar institucional. Lavdi përjetë President i shqiptarëve dhe Qytetar Nderi i Gjilanit!”, ka shkruar Haziri.

