Rrufeja godet dy shtetas të huaj në Kosovë, njëri vdes, tjetri po mjekohet në QKUK

Rrufeja ka mbytur dy shtetas të huaj në Kosovë, deris ishin duke punuar, njofton policia e Kosovës. Rasti po hetohet.

Fsh. Zatriq, Rahovec 06.06.2022 – 15:55. Është raportuar se dy viktima meshkuj shtetas të huaj derisa kishin qenë duke punuar ishin goditur nga rrufeja. Njësitë relevante të policisë së bashku me ambulancë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku njëri prej viktimave në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal Prizren ku nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë, kurse viktima tjetër i lënduar është dërguar në QKUK por sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.