Agushi: Urime Dita e Paqes njeriut që e mundi çdo sfidë të jetës!

Gazetari i njohur kosovar, Asdren Agushi, me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës, i ka bërë një dedikim për së gjalli babait të tij, Hysni Agushi (sot 85 vjeçar), duke e vlerësuar si njeriun që e mundi çdo sfidë të jetës.

“Njeriu që e mundi çdo sfidë të jetës. Përjetime nga më të rëndat si fëmij në luftën e Dytë Botërore, për të vazhduar rritën dhe zhvillimin e tij me sakrificat më të mëdha deri në luftën e fundit”, ka shkruar Agushi.

Ai e ka falënderuar babanë që i edukoi në frymën kombëtare, derisa ia ka kujtuar edhe kohën e vuajtjeve në burg.

“Pavarësisht vuajtjeve, maltretimeve e burgut që i pati në jetë, na rriti, edukoi dhe na bëri ta daum vendin, kombin dhe të respektojmë njerëzit e mirë si dhe t’i falim gabimtarët që flasin shqip, por mos ta harrojmë kurrë çka ka ndodhë! 85 vjet, por i shëndoshë dhe pozitiv, paqësor e i pa kompromis për shqiptari si çdo herë. Urime ditën e paqes!”, ka shkruar Agushi.

Përndryshe, veprimtari Hysni Agushi, ish i burgosur politik, është vëllai i Ramadan Agushit, i dekoruar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me titullin “Dekorata e Artë e Shqiponjës”.